Historia flet - Mburrja e qytetit të lashtë



Faza e parë:
● Tifozëria dhe Prizreni para vitit 2000?
● Mbarrimi i luftës dhe zhvillimi i tifozerisë prizrenase
● Hapat e para të tifozëve prizrenas nën emrin Panterat
● Shpërbërja e Panterave


●Tifozëria dhe Prizreni para vitit 2000?
Gjithsesi, se tashmë parashtrohet pyetja se ku kanë qenë tifozët prizrenas para vitit 2000?
Sistemi dhe regjimi fashist jugosllav sikurse të gjitha aktivitetet gjithashtu edhe sportin e kishte bllokuar tërësisht. Skamjet ekonomike dhe shumë gjëra të tjera kishin bërë njerëzit që mos t'ju interesojë atyre sporti por të vazhdojnë rrugën e tyre për ta fituar kafshatën e gojës. Para clirimit të Kosovës si futbolli ashtu edhe basketbolli zhvillohej larg stadiumit respektivisht palltit të klubeve. Gjithashtu edhe në atë kohë kishte tifozë sidomos në stadiumin e cila gjendet në Arbanë ku Liria zhvillonte aktivitetin e saj, mirëpo tifoz në mënyrë të paorganizuar dhe me përvojë minimale, hiq aty këtu disa persona të cilët edhe në atëkohë përcillnin drejtëpërdrejtë ndeshjet e mëdha në ish shtetin jugosllav. Gjithsesi se gjatë viteve të 80' ta kur Lria zhvillonte gara në Ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë organizimet ishin të mëdha, nga të gjitha lagjet e qytetit të lashtë në mënyrë të organizuar, me tupane, këngë, valle nisej drejt Shatërvanit të vjetër ku mblidheshin me mijëra entuziast dhe më pas marshonin drejt stadiumit të qytetit për ta përcjellur atmosferën nga afër dhe për ta përkrahur skuadrën e Lirisë.
Kuptohet që në atë kohë tifozët nuk ishin aspak afër kodeksit të tifozerisë dhe ashtu sikurse në karnaval përcillnin ndeshjet në Prizren dhe udhëtonin jashtë saj.

● Mbarrimi i luftës dhe zhvillimi i tifozerisë prizrenase
Me shkatërimin e shtetit fashist serb kosovarët fituan lirinë qytetare. Dhe pas vitit 99' cdo gjë ndryshoi në të mirë të shtetit kosovar. Tashmë tifozët, skuadrat, lojtarët, menagjerët etj. ishin kthyer në stadiumet apo palestrat e tyre. Filluan investimet e sponzorëve nëpër skuadrat e qytetit.
Atëkohë, Bashkimi bënte gara në Superligë ku ishte pozicionur diku në vendin e dytë kurse skuadra futbollistike Liria kalonte një fazë paksa të vështirë. Neve ndalemi tek Bashkimi për momentin dhe më vonë për të vazhduar me Lirinë.

Pas luftës, basketbolli ishte sporti më i popullarizur dhe më i përcjellur në krahasim me futbollin në Kosovë. Ishte sezoni 2000/01 kur udhëheqësi i atëhershëm dhe gjithashtu edhe i tashëm, Besnik Ajeti diku nga fillimi i vitit 2001 kishte patur një takim me kryetarin e atëhershëm të Bashkimit, Hasan K. dhe që të dy kishin rrënë në kompromis se nga ajo ditë do të fillohej që të përkrahet klubi i qytetit nga disa entuziast dhe më vonë normalisht që me kalimin e kohës ai numër pritej që të rritej.

● Hapat e para të tifozëve prizrenas nën emrin Panterat
Ishte diku fillimi i vitit 2001, diku 1 muaj para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit kur filluan përgatitijet për tu bërë gati. Fillimisht emrin e tifozave prizrenas e vendosën në Panterat. Me kalimin e kohës filloi që cdo gjë të vinte në vendin e vetë edhepse paksa vështirë mirëpo tifozët ishin ata të cilët mbanin gjallë tribunën e pallatiti dhe i jepnin një hijëshi të paparë.

Atëbotë Panterat nuk kishin as rekuizitat fillestare pasi që ishin në fazën e parë mirëpo ata vazhdonin përkrahjen pa ndalje vetëm e vetëm që ta përfaqësojnë qytetarin, tifozin dhe sportin e Prizrenit në arenën kombëtare.
Me kalimin e kohës u bënë gati edhe 100 kartela, u shpërndanë shumë maica, u bënë disa transparentë dhe u blenë 4 tupana të cilët i sponzoruan donatorët e ndryshëm nga firmat kryesore të qytetit të Prizrenit.
Transparenti i parë në kuadër të Panterave ka qenë ai i përgatitur në vitin 2002 me përmasat 20X7 metra në të cilin ishte shkruar parulla: Forca Bashkimi, Forca Pantera.

●Shpërbërja e Panterave
Edhepse cdo gjë kalonte sic ka qenë më së miri, me fillimin e kampionatiti 02/03 filluan të acaroheshin mardhëniet me kryesinë e klubit, respektivisht me kryetarin e atëkohshëm Hasan K. Në mbledhjen e fillim vitit 03' është vendosur që aktiviteti i kryesisë së klubit të bojkotohet reptësisht, të ndryshohet emri i Fan Clubit, anëtarësimi të pezullohet dhe kështu me radhë.



--------------------------------------------------------------------------------


Faza e dytë:
● Kryesia e re, fillimi i ri
● Emërtimi i emrit të Fan Clubit
● Pse Arpagjik't ?
● Aktiviteti i Arpagjik't sa vjen e ritet. Arpagjik’t, Institucion në vete
● Aktiviteti I Arpagjik't ndalet, nuk shuhet. Faktorët e shumtë ndikojnë në rrjedhën e Fan Club Arpagjik’t


●Kryesia e re, fillimi i ri
Ishin ato ditët mjaft thelbesore të cilat kishin ndikim thuajse historikisht në tifozët prizrenas. Edhe pse me ndrimin e emrit nga Pantera në Arpagjik’t, shtabi udheheqës ishte plotësisht I njëjtë mirëpo me disa përforcime të tjera duke shtuar fuqi shtesë në fuqinë aktuale Arpagjik’t filluan dita ditës të riteshin si në numër, si në efektin e tifozërisë dhe organizimin e tyre.
Atëkohë sponzori I klubit ishte QMI e cila nuk kishte kursyer asjgë nga ato që kishin kërkuar Arpagjik’t. Me kalimin e kohës u bënë gati rreth 350 kartela identifikuese të Fan Clubit, ku për cdo anëtar me kartelë rekuizitat dhe hyrja ne pallat sigurohej pa paguar asgjë nga gjepi I tyre, gjithashtu edhe udhetimi si mysafir, ku në të shumtë e rasteve ato që kanë patur kartela per ata nuk ka qenë problem rreth udhetimit jashtë vendit.
Kjo ishte një fillim I ri për Fan Clubin, fillim me batica dhe zbatica, mirëpo medoemos një fillim I ri që premtonte shumë.

●Emërtimi i emrit të Fan Clubit
Jo më pak se rreth 1 muaj u deshën që të vendoset emri I ri I tifozerisë. Shumica ishin kundër asaj Panterat, shumica kërkonin që emri I Fan Clubit të jetë më se original dhe diqka që I përshtatet qytetarit prizrenas dhe Prizrenit në përgjithësi. Kishte shumë ideja rreth vendosjes së emrit, mirëpo ajo që ngjalli më së tepërmi hijëshi dhe kureshti ishte emir Arpagjik’t.
Me shumicë votash në njërën nga mbledhjet e para të Fan Grupit, u vendos që emir nga Panterat të zëvendësohet në Arpagjik’t. Ndoshta edhe vendosja e emrit Arpagjik’t qëndronte paralel me një nëngrup Panterash të cilët njiheshin me emrin Arpgjik’t, tifoz këta të disa kafiterive të Shadervanit filluar nga ajo Caffe Bar 2000 dhe të tjerat.

●Pse Arpagjik't ?
Në kohën e lashtë, para shumë shekujsh historia flet se prizrenasit kanë qenë kultivues të fares së qepës, arpagjikut. Madje janë edhe rrethnat e tjera në të cilat flitet se e gjithë Ballkani është furnizuar me arpagjik nga Prizreni. Kështu, paralel me këto që I cekëm qytetarët e viseve të tjera kosovare, ndoshta edhe si poshtërsim kundër prizrenasve, përdornin shprehjen arpagjik. Mirëpo Fan Club Arpagjik’t mendonin të kundërtën e saj, ata ishin krenar me këtë emër dhe ende në ditët e sotme kjo tifozeri e cila është e njohur jo vetëm nga shqiptarët e ruzullit tokësor emërohet me këtë emër.

●Aktiviteti i Arpagjik't sa vjen e ritet. Arpagjik’t, Institucion në vete
Me kalimin e kohës, zhvillimi, paraqitja dhe përhapja e tifozerisë në Prizren dhe rrethinën e saj sa vjen e rritej. Shumë të ri, entuziast filluan që ta përcjellinin sportin prizrenas dhe krahas saj ata filluan që t’I bashkangjiteshin Arpagjik’tve në tribunë dhe ti fillojnë hapat e para si tifoz. Jo vetëm të rinjët, por edhe ata që ishin në moshë filluan që t’ju bashkngjiteshin Arpagjik’tve në tribunën e tyre ku dita ditës vëreheshin risitë pozitive në të. Mosha nuk ishte dhe nuk do te jetë synimi parësor I tifozërisë Prizrenase.
Synimi I Arpagjik’tve mbetet edukimi dhe funksionin I Fan Clubit ashtu siq I ka hije Prizrenit si qytet dhe qytetarëve të saj. Arpagjik’t gjithmonë edhe në parqitjet e tyre si dhe në negociatat e shumta me klubin e basketbollit dhe të futbollit kanë treguar se ata vetë janë klub në vete dhe askush nuk mund ti dirigjojë ata në situata të ndryshme, si mardhëniet me klubet, me tifozët kundërshtarë, policinë dhe shumë të tjera.
Nuk janë të pakta paraqitjet, udhëtimet, mosmarëveshjet dhe të tjera që I’u kanë ndodhur Arpagjik’tve mirëpo Arpagjik’t gjithmonë kanë ditur që ti kalojnë situatat e palakmueshme për ata.

●Aktiviteti I Arpagjik't ndalet, nuk shuhet. Faktorët e shumtë ndikojnë në rrjedhën e Fan Club Arpagjik’t
Në vitet e fundit, me mosmarrveshjet e shumta në kryesinë e Arpagjik’tve ka ardhur deri këtu që aktiviteti I Arpagjikt’ve të ndalet mirëpo jo edhe të shuhet. Shumë ishin faktorët që arritën që aktiviteti I tifozëze prizrenas të mbetet në kujtime, mirëpo jo edhe në haresë kujtime. Disa nga ato faktorë ishin mosmarëveshet në mes të kryesisë së vjetër, mosmarrëveshjet me klubet të cilat Arpagjik’t I deshën më shumë sesa cdo gjë që ekzistonte në jetë ku ditët ishin të numërura për parqitjen e radhës, për prezencën e radhës pranë sportistëve të klubeve, pa dallim terreni apo kohe të mire me diell apo nëpër borrë e nëpër shi. Hapat e para për kthimin në skenë tashmë janë marrur, me hapjen e web faqes, me disa paraqitje solide, me disa mbledhje dhe kthim në fole të mu atyre fytyrave eminente të cilët edhe e kishin formuar dhe mirëmbajtur rrjedhën e tribunës së Arpagjik’tve.
Tashmë cdo gjë është në rregull, por prapseprapë janë ato pikat e cekura më lartë që nuk lejojnë që të rikthehen në skenë Arpagjikët, edhe më të fortë. Një gjë është e sigurtë, Arpagjik’t janë dhe do të mbeten tifo grupi zyrtar I tifozërisë Prizrenase, mirëpo koha do ta tregoj të veten se në cfarë mënyre pritet që Arpagjik’t të jenë ata të vjetrit. Entuziastët janë duke punuar në këtë drejtim dhe rrjedhat momentale qëndrojnë pozitivisht me rrethnat e krijuara. Pikënisja ka qenë hapja e faqes dhe kjo u realizua me sukses, kurse juve ju mbetet që të vazhdoni së vëzhguari punët e stafit të faqes sonë dhe medoemos do të jeni të njoftuar me më të rejat dhe rrjedhën e Fan Club Arpagjik’t...

 

Mendon se je 'TIFOZ ¿?  !!

A thua valle, sa eshte numri i tifozeve te cilet dashurojne klubin e tyre origjinal, te qytetit te tyre, jane te qmendur mbas fanelles se atij klubi apo pas lojtareve te klubit te qytetit?? Sa eshte numri i atyre tifozeve te cilet pasi qe zhvillojne ndeshjen ne mahallen e tyre, duke i kursyer parate e birres se qytetit te cilen do ta pine duke e shikuar ndonje ndeshje boterore ne TV (KERKOJME FALJE !!!) dhe marrin rrugen per ne stadionin e qytetit per ta perkrahur skuadren e tyre? A thua valle, pse e simpatizon ai apo nje grup skuader qe nuk i'a ka idene se cfare historiati permban, apo diqka te tille?? Per nje lojtar afrikan apo brazilian i cili luan per ate skuader, apo per amblemen e skuadres, ambele e cila nuk i'a ke idene se cfare simbolizon??


Shume palidhje, apo jo ? Normalisht se po. Nje njeri i cili jeton dhe punon ne vendin e vet ta simpatizoje nje skuader europiane apo boterore? Ti a thua sa here ke biseduar per te bere diqka te mire per tribunen e qytetit tend? Ti, vetem ne kafene flet per tribunen e qytetit apo te klubit europian (KERKOJME FALJE !!!), apo jo? Sa here ne jete te ka ndodhur qe ne tribune me personin as qe e njeh, mirepo ne ato momente jeni te nje mendimi dhe kendoni kengen e njejte ta perqafosh pas ndonje gezimi? Ti, sa here ke ndegjuar brohoritjen e futbollistit LIVE, nga fusha? Sa here je pershendetur apo edhe kerkuar fitore sportistit te klubit tend? Urdhero? Kurre, apo jo ?! Eeee.. atehere si mund ti thuash vetes tifoz? Si mund ta simpatizosh skuadren boterore atehere? (KERKOJME FALJE !!!). Skuadren te cilen e simpatizon ti permban lojtare galaktike boteror, apo jo? cmimi i te cileve arrine ne miliona dollare.. Heejj rinia shqipetare!! Atehere, a mund te thuash se ''edhe euroja e dhene nga une merr pjese ne blerjen e ketij lojtari'' me siguri se jo?

Ju, kur skuadra juaj renditej ne vendin e 8,9 apo te fundit ne kampionat, keni perdorur fjale ofenduese ndaj klubit apo futbollistit tuaj? Ne vitin e ardhshem, kur skuadra juaj luftonte per titull, keni brohoritur me gjithe zemer per ate futbollist apo klub?

Megjithate.. ti, simpatizues 'europian' ke perjetuar qe skuadra e juaj te bie nga Superliga ne ndonje rang me te ulet? me siguri se jo...

Skuadrat qe i simpatizojme ne, i perjetuan ato dite. Por ne vazhduam ta percjellim skuadren e zemres, ndoshta me numer te vogel, mirepo kurre nuk i'a kthyem shpinen. Gjithmone me parullen ''ditet e mira se shpejti na presim'' vazhduam rruges tone, rruge kjo e lene amanet nga te paret tane. Gjersa klubet europiane benin transfere maramendese duke terhequr vemendjen e te gjitha mediave, ne vazhduam me ritmin e njejte, te cekur me pare. Ne ''a thua kush do te jete donatori i ri'? Ku do te mund te gjejme mbeshtetje? Si? Kete vite cfare performace do te tregoje skuadra dhe tribuna jone?'' kesisoji parashtruam njeqindmije pyetje vetvetes.

Ne vazhduam rruges tone.. per ta fituar ndjersen tone ku ne raste te ndryshme ndodhi qe te kemi perleshje edhe me forcat e rendit. Ate te cilin vishte fanellen e shenjte e konsideruam si vella. Ne situata te ndryshme erdhi casti ku per ata edhe pesuam, mirepo kurre nuk u ndalem. Gjithmone u hidheruam, vuajtem, por kurre nuk u ndalem!

Atehere, ju, tifozet e 'modernizuar' boterore ende a mund te shpreheni te sinqerte se ende jeni tifozi me i flakte i skuadres me te forte boterore ..??

Ndalohet kopjimi smiley

ForZZZZZZZZZZa BASHKIMI