Finajlja e pare e Play-Off

E Shtune  02.05.2009 ora 19:00

Sigal Prishtina (1)                 Bashkimi        (0)

 

 



























Bashkimi ne finale 

Basketbollistet e Bashkimit jane renditur ne finale
te play-oofit,pasi ne ndeshjen e trete gjysemfinale
kane mposhtur Pejen ne palestren "Karagac" me rezulltat
77:60. Ne finale ata do te perballen me kampionin
aktual,Sigal Prishtinen. Ne fakt, ndeshja e mbremshme
ka pasur fare pak basketboll,e shume me teper nderprerje,
gabime teknike,perjashtime dhe reagime ndaj gjyqtareve.
Madje,1 minut e 31 sekondat para fundit te saj,gjyqtaret
kane urdheruar qe palestra te zbrazet nga shikuesit.
Pikerisht gjykimi ishte ne shenjester te keitikave tek
pejanet,te cilet megjithate deklaruan se nuk ndikoi ne
rezulltat,po ne acarimin e situates."Basketbollistet e
Bashkimit ishin shume me te suksesshen ne kercime dhe
kjo beri qe te tuboj me shume topadhe pike.Mendoj se
spektaklet e tilla nuk duhet t'i prish askush.Fitorja e
Bashkimit nuk erdhi ne pyetje dhe gjykimi nuk mundi te
ndikoj ne rezulltat,por la hije te keqe dhe nxehu kot
gjakrat",ka thne Amanoviq,duke ia uruar fitoren Bashkimit.
Te njejtin mendim e ka ndare edhe ndihmesi i tij,
Valdet Spahija."Bashkimi sonte fitoi me merite,e deshi
me teper fitoren dhe luajti me menquri",eshte shprehur
Spahija, duke shtuar:"askund ne bote nuk ndodh qe te njetit
gjyqtar t'i drejtojne tri takime te nje pas njeshme te
gjysmefinales.Nuk pati nevoj te ngrihet temperatura ne salle
me vendime te pa kuptimta.Bashkimi ishte me i mire ,sepse ne
deshtuam ne sulm dhe mbrojtje". Prizrenasit gjate gjithe
kohes ishin ne epersi dhe luajten shume me mire se te
merkuren ne Prizren.Mbreme sidomos u dallua qendra
Alin Kadiq,i cili shenoi 25 pike dhe tregoi lojen me te
mire prej se ka ardhur ne Kosove.Loje shume te mire tregoi
edhe kapiteni Artan Kurti,i cili kontriboi me 19 pike,
"E deshem me teper fitoren.Nuk i perseritem gabimet qe
i beme ne Prizren dhe patem sukses",eshte shprehur i gezuar
trajneri i Bashkimt,Jeton Nixha.

BASHKIMI:Bajrami,Prashoviq 6,
Rexhepi 10,Shpejti,Sahiti,
Maloku,Gennie 14,Kurti 19,
Biraj,Kadiq 25,Ferizi 3,Bunjaku.